23 maj 2023
Sugjerime për të planifikuar pushimet në Shqipëri
Jemi përpjekur të bëjmë një artikull të dobishëm për personat që mendojnë apo po planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Ka shumë njerëz që kanë frikë të vizitojnë Shqipërinë, sidomos nëse janë familje me fëmijë, kjo ndoshta nga stereotipet negative që qarkullojnë … Por nga ana tjetër ka edhe plot njerëz që e kanë vizituar Shqipërinë dhe janë dashuruar me të.
Shqipëria konsiderohet një vend i kontrasteve por përtej kësaj është plot vende të bukura për t'u vizituar dhe zbuluar.
Po e shkruajmë këtë artikull duke u përpjekur të japim informacionin që mund ti nevojitet kujtdo që po planifikon të vizitjë Shqipërinë - Vendin e Shqiponjave.
Ajo që do të lexoni këtu është marrë nga pyetjet tuaja dhe përvoja jonë e drejtpërdrejtë gjatë udhëtimeve tona.
1. Periudha më e mirë për të shkuar në Shqipëri
2. Kostot e pushimeve në Shqipëri
3. Hotele dhe shtëpi me qira
4. Makina me qera ne Shqiperi
5. Gjuhët të huaja që fliten nga vendasit dhe gjuha shqipe
6. Plazhet më të bukura të Shqipërisë
7. Të bëni pazar në Shqipëri
8. Këmbimi valutor në Shqipëri
9. Restorantet në Shqipëri
10. Ture të organizuara në Shqipëri
11. Çfarë të mos harroni ndërkohë që udhëtoni në Shqipëri
12. Shqipëria kur udhëton me fëmijë
13. Dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në Shqipëri
14. Moti në Shqipëri
15. Çfarë të shihni me patjetër në Shqipëri
16. Ju urojmë pushime të mbara!
Kur të shkoni në Shqipëri: cila është periudha më e mirë?
Muaji gusht është shumë i populluar dhe nuk është koha më e mirë nëse doni të vizitoni vendin me qetësi.
Ne ju sugjerojmë muajin Prill, Maj, Qershor por edhe periudhën Shtator - Tetor, për të shmangur çmimet e larta dhe mbipopullimin e vendit.
Sa kushtojnë pushimet në Shqipëri?
Kostot e pushimeve në Shqipëri janë relativisht të ulëta, krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Vitet e fundit, si në çdo vend tjetër, çmimet janë rritur disi. Nëse dëshironi të bëni pushime ekonomike, të qëndroni brenda një buxheti, gjeni opsione pa fund, shtëpi ap dhoma me qira që shkojnë 20 - 50 euro, dy shezlongë me një çadër kushtojnë rreth 5 euro, një drekë me bazë peshku buzë detit kushton 20/25 euro.
Të udhëtosh brenda Shqipërisë
Në Shqipëri mund të udhëtosh me patentë shoferi europiane, rrugët në përgjithësi janë edhe në gjendje të mirë, megjithatë në periferi gjenden edhe rrugë me gropa e jo të mirëmbajtura. Për shembull, rrugët për të arritur në plazhe apo në brendësi dhe shpesh rrugët janë të ngushta dhe gjarpëruese.
Kini parasysh se nuk ka një rrjet hekurudhor efikas në Shqipëri, dhe autobusët nuk janë përherë zgjidhje e mirë, shpesh mungon ajri i kondicionuar dhe janë të ngadaltë.
Për këtë ju rekomandojmë ti besoni organizimin e udhëtimit tuaj mytour.eu që organizon udhëtimet më të mira për ju, perfekte për të vizituar vendin e Shqiponjave.
Si të komunikoni kur udhëtoni në Shqipëri: çfarë gjuhe flitet?
Në Shqipëri do të jetë e lehtë të gjesh dikë që di të flasë anglisht ose italisht, madje në jug shumë njerëz dinë edhe greqisht (duke qenë se qytetet në jug jane ne kufi me Greqinë).
Plazhet në Shqipëri: cilat janë më të bukurat?
Plazhet me ujë të kristaltë dhe ngjyrë të kaltër do ti gjeni në jug të Shqipërisë, në brigjet e detit Jon. Aty do të gjeni brigje shumë të vogla, ujin me ngjyrë blu të thellë dhe deti është shkëmbor.
Nga ana tjetër, duke u drejtuar për në veri të Shqipërisë, është deti Adriatik, det ranor dhe i cekët, më i përshtashëm për familjet dhe fëmijët.
Të bësh pazar në Shqipëri: supermarkete dhe dyqane
Në Shqipëri do të gjeni me siguri shumë supermarkete që shesin produkte ushqimore, gjithashtu edhe markete fruta-perimesh. Nëse jeni me fëmijë mos u shqetësoni për produktet italiane mund t'i gjeni në Conad me çmime të barabarta me ato të Italisë.
Ndryshimi i parave dhe kartave të kreditit: a pranojnë euro në Shqipëri?
Në pjesën më të madhe të bizneseve do të mund të paguani me euro pa problem. Sidoqoftë, mund të këmbeni paratë në pika të ndryshme exchange. Gjithnjë e më shumë po shtohen edhe bizneset që pranojnë pagesën me kartë krediti/debiti.
Vaktet në Shqipëri: të organizuara apo indipendente?
Në Shqipëri do të gjeni opsione nga më të ndryshmet për të organizuar vaktet tuaja. Ka restorante si tradicionale, ashtu edhe të guzhinave ndërkombëtare, ku kryeson guzhina italiane. Nëse doni të eksploroni dhe jeni persona që përshtateni kollaj me ushqimet, atëhere mund të provoni restorante të ndryshme pa rekomandim të mëparshëm. Por nëse doni të jeni të sigurt që pjatat tuaja do jenë gatuar mirë dhe që ushqimi të plotësojë pritshmëritë tuaja, atëherë drejtohuni tek ekspertët vëndas.
Për klasa gatimi dhe tur ushqimi mund të drejtoheni pranë këtij linku:
https://albania.mytour.eu/en/details/the-secrets-of-albanian-cuisine-cooking-lesson-in-tirana
Çfarë nuk duhet harruar duke u nisur për pushime në Shqipëri
Një kapele, krem dielli dhe një set për snorkeling nëse do vizitoni plazhet e jugut të vendit, janë asetet që ju duhen për këto pushime.
Mos harroni gjithashtu edhe çadrën e plazhit!
Pushime në Shqipëri me fëmijët: a është e sigurt Shqipëria?
Pavarësisht lajmeve që mund të qarkullojnë, Shqipëria është vend i sigurt. Fëmijët janë të mirëpritur dhe në restorante apo hotele do i bëjnë fëmijët tuaj të ndihen si në shtëpinë e tyre!
A shkohet në Shqipëri vetëm me Kartë Identiteti?
Kjo varet nga vendi që niseni, për një pjesë të mirë të vendeve europiane ëshë e mjaftueshme karta ID.
Klima në Shqipëri: a është shumë nxehtë në Gusht?
Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet. Mund të themi që i nxehti nuk është një problem, është i përballueshëm. Veçanërisht nëse do të pushoni në vende bregdetare, era e lehtë e detit do t'ua bëjë akoma më të lehtë të përballoni temperaturat e verës.
Cilat janë vendet që duhet të vizitoni me patjetër?
Tek https://albania.mytour.eu/en/ do të gjeni sugjerime pa fund :)
Disa nga itineraret që sugjerojmë janë vendet në vijim:
Tirana, Durrësi, Berati, Korça
Shkodra, Theth, Valbonë, Koman, Kruja
Saranda, Butrinti, Gjirokastra, Ksamili, Vlora
Ju urojmë pushime të mbara në Shqipëri!
Jemi përpjekur të përmbledhim të gjitha pyetjet tuaja këtu, shpresojmë që ato të jenë të dobishme për ju. Ne e duam Shqipërinë, shpresojmë t'jua kemi përcjellë këtë ndjesi edhe ju nëpërmjet këtij artikulli.