Hera e parë në Shqipëri

Hera e parë në Shqipëri

23 maj 2023

Çfarë të shohësh në Tiranë

Vendet për t'u vizituar në Shqipëri janë pafund, por nëse udhëtoni me avion Tirana do të jetë me shumë mundësi pika juaj e mbërritjes dhe pikënisja perfekte për një tur në Shqipëri. Nuk është e lehtë të dashurohesh me këtë qytet: bukuria e Tiranës del dalëngadalë, ajo fshihet në më shumë se monumente e pamje, përbëhet nga atmosfera dhe njerëzit. Megjithatë, për të mos humbur janë muzetë e saj si Muzeu Historik Kombëtar, i pasur me objekte antike dhe ikona, dhe Galeria Kombëtare e Arteve, një depozitë e realizmit socialist në pikturë dhe skulpturë. Mos e anashkaloni një vizitë në xhaminë e Et'hem Beut, është një nga më të bukurat në vend. 

Zona tjetër që ju sugjerojmë të vizitoni është Pazari i Ri. Këtu do të gjeni disa lloje ullinjh, mish, peshk dhe perime të të gjitha llojeve, të cilat do t'ju hapin oreksin, duke ju bërë gati për të shijuar një mbrëmje tek Oda, një restorant i vogël tradicional jo shumë larg tregut. 

Pas darkës, një shëtitje e këndshme në Bllok do të ishte perfekte. Blloku është lagja e vjetër dhe e rregullt e ndërtuar në kohën e Diktaturës Komuniste, e cila tashmë është bërë qendra e jetës së natës së kryeqytetit. Këtu bien në sy ekzagjerimi dhe pompoziteti, duke filluar që nga volumi i muzikës, i cili ndonjëherë është më i fortë nëpër rrugë sesa brenda klubeve. Nëse, nga ana tjetër, kërkoni një atmosferë më të qetë dhe relaksuese, vendet më të përshtatshme për ju janë Bunker 1944 ose lokali Hemingway. 

Ju sugjerojmë me patjetë të bëni edhe një udhëtim jashtë qytetit për në Krujë, e cila është kryeqyteti i parë shqiptar. Kalaja e Krujës (një nga peizazhet më karakteristike në Shqipëri), e vendosur mbi një shkëmb, përmban relike të rëndësishme të së kaluarës dhe poshtë saj do të gjeni pazarin e vjetër, i paprekur që nga viti shekulli i 17-të

Tani është koha për të zbuluar peizazhet dhe vendet më të bukura në Shqipëri, duke përfshirë në mënyrë të padiskutueshme, detin.

Shqipëria, turizmi mes Shkodrës dhe Veriut të Shqipërisë

Nëse do të vini në Shqipëri me rrugë tokësore, me shumë mundësi qyteti i parë që do të shihni do të jetë Shkodra. Një qytet elegant, 'europian' dhe i kulturuar, i cili ruan një muze të mrekullueshëm fotografie - Marubin. Në rrugët e Shkodrës do të gjeni bare dhe restorante, si tradicionale edhe bashkëkohore. Shumë pranë këtij qyteti ndodhet liqeni më i madh në Ballkan, si dhe një nga më të bukurit, ku mund të hani peshk duke admiruar Alpet Shqiptare që ngrihen madhështore në veri-lindje. Meqenëse jeni në këtë zonë ju rekomandojmë të vizitoni kalanë e Rozafës, Xhaminë e Plumbit dhe Urën e Mesme, me 13 harqet e saj, ndoshta ura më e bukur osmane në Ballkan. 

Më pas do të arrini në Lezhë për të shijuar një nga kuzhinat më të mira në vend tek Mrizi i Zanave, një agroturizëm që po punon fort për të rikuperuar kuzhinën tradicionale. Por nëse dëshironi të zbuloni disa nga zonat më të bukura malore Shqiptare, shkoni në Koman dhe nisuni për një aventurë në mal. Një traget dhe shumë varka të improvizuara do t'ju bëjnë të lundroni brenda një fjordi të madh që hyn në malet masive të veri-lindjes, midis mureve të trasha të drithërave nga të cilat herë pas here disa vendas dalin me varkat e tyre të vogla. Kalimet e ngushta, dhe ishujt shkëmborë ndjekin njëri-tjetrin derisa arrini në Valbonë me shtigjet e saj të mrekullueshme malore. Mendon se nuk bën për ty?

 Atëherë nga Shkodra, ecni me makinë ose me një guidë drejt Thethit (mund të gjeni sugjerimin tonë pranë këtij linku https://albania.mytour.eu/en/details/albania-mountains-from-shkoder-to-theth-2-days-tour).

Plazh në Shqipëri: Durrësi dhe bregdeti i Adriatikut

Nëse zgjidhni të udhëtoni në Shqipëri përmes detit, me shumë mundësi do të zbarkoni në Durrës (ka tragete nga Trieste, Ankona, Bari dhe Brindisi). Nga deti nuk duket shumë ajo çfarë fsheh ky qytet, por do të shihni që do të zbuloni plot surpriza. 

Aty gjejmë mbetje arkeologjike interesante, si romake dhe bizantine, dhe qyteti është i populluar nga njerëz miqësorë dhe është plot me restorante të shkëlqyera peshku si restoranti Aragosta. Antikitetin do ta vini re tek mozaikët e lashtë dhe patjetër duke vizituar Amfiteatrin Romak dhe Muzeun Arkeologjik të qytetit.

Durrësit nuk i mungojnë plazhet e shumta, duke filluar me Plazhin e Currilave që ndodhet pranë shëtitores kryesore, pothuajse në qendër të qytetit. Kryeqyteti, Tirana, ndodhet vetëm 40km nga Durrësi dhe shkohet duke u nisur drejt veriut. Po në veri të qytetit do të gjeni natyrën e mrekullueshme të Kepit të Rodonit dhe në jug, afër Fierit, janë vendet e lashta arkeologjike të Apollonisë dhe Bylisit. Bregdeti i Adriatikut është i ulët dhe me rërë, ndërsa më në veri është i mbushur me zona kënetore dhe laguna ku folezojnë qindra zogj, duke i bërë kështu zona perfekte për pushime verore në Shqipëri për familjet me fëmijët. Laguna më e madhe në Mesdhe ndodhet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një vend i egër dhe romantik në të njëjtën kohë. Nëse vëzhgimi i shpendëve nuk ju pëlqen, mund të shijoni specialitetet e kuzhinës së peshkut në restorantin e peshkut Divjaka. 

Duke vazhduar më në jug, kalojmë në detin Jon, një bregdet me plazhe dhe panorama mahnitëse.


Vlora, plazhet më të bukura shqiptare dhe Riviera e detit Jon

Nëse dëshironi të shkoni në plazh në Shqipëri, por nuk dini se ku, drejtohuni në jug: bregdeti Jon është shumë ndryshe nga ai Adriatik, rezervon panorama madhështore dhe plazhe të vogla mbresëlënëse. Gadishulli i Karaburunit hap rivierën shqiptare, me plazhet e vogla, të arritshme vetëm në vijë detare dhe me shpellat e tij që mbajnë plot histori brenda. 

Së fundmi, nëse zgjidhni të kaloni pushimet në Sarandë, keni bërë një zgjedhje të shkëlqyer, pavarësisht se është një zonë mjaft e populluar në sezonin e lartë. Këtu bregdeti është një thesar me shkëlqim verbues. Mbizotërojnë kalatë e rrethuara nga ujëra të kristaltë, kishat e vogla ortodokse mbulojnë brigjet e pjerrëta, plazhet kilometrike janë të alternuara me gjire të vogla, me ujin kristal dhe të paprekura nga dora e njeriut. 

Turistët janë të vetëdijshëm për këtë bukuri të madhe, është evidente, prandaj edhe zona është tepër e populluar në muajt e verës. Riviera e Jugut të Shqipërisë është vendi i duhur nëse kërkoni lëvizje, njerëz dhe argëtim.

Në fillim të sezonit, kur edhe temperaturat janë më të ulëta, plazhet janë padyshim më pak të mbushura me njerëz dhe sa më e vështirë të jetë arritja e tyre, aq më pak njerëz do të gjeni. Nëse nuk ju pëlqen të ecni, atëherë mund të bëni një udhëtim me varkë për në Gjirin e Gramës. Këtu, në mes të ujërave që ripërcaktojnë konceptin e e ngjyrës blu, do të mund të lexoni mbishkrime të lashta në muret shkëmbore, që datojnë që nga koha e Jul Cezarit. 

Afër Sarandës, do të gjeni një thesar historik dhe arkeologjik, qytetinj e vjetër të Butrintit, i cili është i mbyllur në një lagunë. Aty gjeni rrënojat, nga periudha helenistike në atë veneciane, të cilat meritojnë me patjetër disa orë vizitë. Nëse nuk jeni të interesuar për historinë, atëherë vizitoni Syrin e Kaltër, një burim karstik, pothuajse rrethor, me një ngjyrë blu shumë të thellë.

Udhëtim në Shqipërinë e Jugut

Është në jug dhe në brendësi që Shqipëria ka disa nga vendet më interesante për t'u vizituar. Një shembull është Berati, qyteti i një mijë e një dritareve. Qyteti është me të vërtetë unik: shumë shtëpi të bardha me një pafundësi dritaresh të vogla që zhyten e humbasin në luginën e ngushtë të lumit Osum. Disa prej tyre janë shndërruar në hotele dhe bujtina, të tjera në restorante, disa të tjera janë të banuara nga ata që nuk kanë vendosur të zhvendosen në pjesën e re të qytetit, e cila pavarësisht se nuk ka lidhje me hijeshinë e qytetit të vjetër, është mjaft e këndshme dhe e gjallë. Duke u ngjitur në majë të fshatit, na mirëpret një kala e madhe e fortifikuar dhe e ruajtur shumë mirë, në të cilën ende jetojnë dhjetëra familje dhe ku ndodhet kisha e mrekullueshme e Fjetjes së Virgjëreshës, e fesë ortodokse. . 

Kjo duket si magji teksa endesh nëpër rrugicat e kalasë dhe ruan një ikonostas të shkëlqyer. Brenda saj gjendet Muzeu Onufri, i quajtur kështu për nder të piktorit të madh të ikonave. Muzeu Etnografik nuk mund të mungojë në vizitën tuaj, dhe mos humbisni as xhamitë dhe teqenë bektashi (një vëllazëri sufi), kryevepra emocionuese të arkitekturës osmane.


Në jug të Shqipërisë gjejmë qytetin e gurtë, Gjirokastrën, një shembull unik në peizazhin urban jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Shtëpitë e saj karakteristike të ndërtuara me gurë, janë krejtësisht autonome, dhe i ngjajnë kalave të vogla. Ato gati sa nuk ngatërrohen me muze të vegjël, me orendi të paprekura, afreske komplekse dhe të rafinuara, dhe me pamje mahnitëse mbi luginë. Disa prej tyre, të rinovuara, presin turistë dhe udhëtarë, të cilët duan të pushojnë pasi kanë vizituar kalanë, pazarin e vjetër dhe fshatrat përreth. Gjirokastra është një dimension i përjetshëm, veçanërisht pas perëndimit të diellit, kur disa udhëtarë largohen, dhe turistë të tjerë qëndrojnë, qyteti merr një atmosferë më familjare dhe zbulon shkëlqimin e tij unik në një dritë tjetër. 

Bukuritë e jugut të vendit nuk mbarojnë këtu, përkundrazi, këtu fillon aventura juaj. 

Ju sugjerpjmë të zbuloni Korçën me pazarin e saj dhe Muzeun e Ikonave, Linin dhe Pogradecin me pamje paqësore nga Liqeni i Ohrit, Përmetin e rrethuar nga malet, lumenj të egër, banja termale (Banjat e Benjës) dhe specialitetet gastronomike vendase... 

Pushime të mbara !

best tours in albaniamytour eagle al