23 maj 2023
Në Shqipëri do të gjeni plazhe shumë të bukura me ujëra të kristalta. Jugu i vendit është një destinacion i preferuar për turistët që duan të vizitojnë plazhe të bukura. Në fakt, Shqipëria laget në jug nga deti Jon, i njëjti det që lag disa nga brigjet më të bukura të Greqisë. Më pas në veri laget nga ujërat e detit Adriatik, det që lag edhe bregdetin malazez dhe atë dalmat.
Brigjet më të veçanta e të bukura në Shqipëri, janë në detin Jon me gjire të paprekura ende nga njeriu dhe me plazhe ranore, shpesh të rrethuara edhe nga male të larta.
Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe plazhet e bregdetit të Adriatikut, të karakterizuara nga ujërat e cekët, perfekt për familjet me fëmijë. Dhe nuk mbaron me kaq! Në Shqipëri ka rezervate natyrore dhe ekosisteme të rrethuara nga natyra që mund të vizitohen për të zhytur të huajin në një botë tjetër.
Padyshim koha më e mirë për të shkuar në plazh në Shqipëri është stina e verës me temperatura perfekte dhe jo shumë të luhatshme, por edhe maji apo shtatori janë muaj perfekt sepse nuk ka shumë njerëz!
Disa nga plazhet më të bukura përfshijnë: Vlorë, Gjipe, Pulëbardha, Grama, Shëngjini, Palasë dhe Syri i Kaltër...
I karakterizuar nga një vijë bregdetare e thyer, brigje të vogla ranore në natyrë të paprishur, plazhi i Vlorës është një nga të preferuarit e turistëve që udhëtojnë drejt këtij vendi. Vihen re shumë aspekte pozitive: Vlora ka plazhe të përballueshme në çmim, por edhe të pajisur me ambiente banje e facilitete të tjera. Për më tepër, vendi ku ndodhet, pra në pikën e takimit të detit Adriatik dhe detit Jon,e bën të ketë një temperaturë ideale prej 25 gradësh. Në Vlorë do të gjeni mundësinë për të bërë aktivitete të tilla si sportet ujore, snorkeling apo diving.
Plazhi i Gjipesë
Ky plazh ndodhet midis qyteteve Vuno dhe Ilias rreth 50 km nga kufiri grek. Për të shkuar në këtë plazh, është mirë të pajiseni me këpucë të rehatshme, sepse plazhi arrihet përmes një shtegu të ngushtë piktoresk, që mund të paraqesë vështirësi në ecje.
Plazhi Pulëbardha
Ky plazh është më i famshëm për vendndodhjen e tij, duke qenë nën një shkëmb me pamje nga deti. I njohur ndryshe si plazhi i pulëbardhave, është pjesë e plazheve të Sarandës, i ndodhur në veri të ishullit të Korfuzit.
Plazhi i Gramës
Përveçse është një liman i mrekullueshëm, Plazhi i Gramës ka një veçori të veçantë: në shkëmbinjtë që kufizohen me të kanë gdhendje që datojnë në shekullin e 4-të p.e.s. Shumë prej tyre janë lutje të shkruara në greqishten e vjetër drejtuar hyjnive; në fakt ky gji thuhet se ka qenë një vend i shenjtë detar.
Plazhi i Shëngjinit
Ky plazh 7 km nga qyteti i Lezhës është i famshëm për 300 ditë me diell në vit, por gjithashtu dhe veçanërisht për rërën e tij. Rëra e Shëngjinit ka një përmbajtje të lartë jodi me vlerë kurative për shumë sëmundje..
I famshëm sepse Cezari zbarkoi me legjionarët e tij në këtë gji në shekullin II para Krishtit. Ky gji i famshëm ndodhet midis plazhit të Drymades dhe Qafës së Llogarasë. Është vendi i përsosur nëse jeni duke kërkuar për qetësi dhe relaks!
Një nga destinacionet më të famshme të Shqipërisë, Syri i Kaltër, sigurisht që do t'ju bëjë të keni kujtime të bukura nga pushimet tuaja.
Është një burim karstik që gjeneron një liqen të vogël në sipërfaqe me ujëra kristal të pastër deri në blu të thellë, i quajtur kështu sepse nga ngjyrat e tij i ngjan syrit të njeriut. Thellësia e kësaj pishine të vogël është e panjohur për ne por thuhet se i kalon 50 metra. E rëndësishme prë t'u ditur: larja tek Syri i Kaltër është e ndaluar.
Me pak fjalë, kudo që të shkoni në këtë vend të mrekullueshëm do të gjeni gjithmonë e më shumë vende për të vizituar, e që do t'ju bëjnë të riktheheni përsëri e përsëri!