Kohëzgjatja: 3 orë | |
Zgjidhni gjuhën: Albanian , English | |
Mobile voucher accepted | |
Instant Confirmation |
Gjatë këtij turi do të shoqëroheni nga një guidë vendase që njeh të gjitha sekretet e qytetit. Turneun do ta nisim në sheshin Cerciz Topulli ku do të marrim disa informacione për turin dhe gjithashtu do të mësojmë pak për historinë e qytetit. Më pas vazhdojmë drejt Pazarit të Vjetër duke u ndalur në Qafën e Pazarit duke mësuar pak për arkitekturën e tij, ku takojmë edhe disa nga artizanët e qytetit, duke punuar me metoda të vjetra. Të gjitha produktet dhe suveniret që do të shihni aty janë të punuara me dorë, prej leshi, guri, druri. Më pas nisemi drejt Kalasë ku kalojmë rreth një orë e gjysmë. Një kështjellë e vjetër 2.5 hektarë, e mbushur me histori, tragjedi dhe legjenda të cilat do t'ju shpjegojë guida lokale. Do të jeni 330 metra nën nivelin e detit, duke shijuar pamjet mahnitëse të Gjirokastrës, shtëpitë tipike kulla, të mbuluara me gurë gri, zakonisht dy ose tre kate. Një nga shtëpitë e ruajtura mirë të stilit osman është shtëpia Zekate e cila është ndalesa jonë e fundit. Kjo shtëpi ishte dhuratë nga Ali Pashe Tepelena për llogaritarin e tij Beqir Zeko. Qëllimi i këtij turi është që ju të përjetoni atmosferën unike, magjike dhe miqësore të Gjirokastrës, jo vetëm të shihni atraksionet turistike më të njohura.
Vënd takimi: Open google map | |
09:30 - Cerciz Topulli Square Gjirokaster (Cerciz Topulli Square) |
7 Komente
Yolanda
Precioso pueblo, con cuestas, pero bonito de visitar, muchas tiendas típicas, restaurantes, y calles con mucho ambiente. Lo pasé genial.
Sebastiaan
Zeer interessant en informatief.