Çfarë nuk duhet të humbsini në Shqipëri dhe për sa ditë mund ta vizitoni

Çfarë nuk duhet të humbsini në Shqipëri dhe për sa ditë mund ta vizitoni

30 maj 2023

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të preferuara për italianët për të kaluar pushimet e tyre. Arsyet për këtë zgjedhje janë të shumta: çmimet e përballueshme, afërsia me Italinë, dhe në veçanti ajo që ofron në nivel natyror, historik dhe kulturor. Në fakt, falë klimës së vendit, pushimet në Shqipëri janë gjithnjë e më të kërkuara në të gjitha stinët. Në këtë artikull do të zbulojmë se çfarë duhet të shihni dhe çfarë të bëni në Shqipëri dhe në sa ditë, për të gjetur në këtë mënyrë pushimet që ju përshtaten më shumë!

Jali Beach, Albania


Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të preferuara për italianët për të kaluar pushimet e tyre. Arsyet për këtë zgjedhje janë të shumta: çmimet e përballueshme, afërsia me Italinë, dhe në veçanti ajo që ofron në nivel natyror, historik dhe kulturor. Në fakt, falë klimës së vendit, pushimet në Shqipëri janë gjithnjë e më të kërkuara në të gjitha stinët. Në këtë artikull do të zbulojmë se çfarë duhet të shihni dhe çfarë të bëni në Shqipëri dhe në sa ditë, për të gjetur në këtë mënyrë pushimet që ju përshtaten më shumë!


Pse të vizitoni Shqipërinë


Shqipëria është shumë e larmishme. Në fakt, pavarësisht përmasave të vogla, ky vend mund të ofrojë atraksione dhe eksperienca të përshtatshme për çdo nevojë dhe dëshirë. Mund ta gjeni veten duke ecur në Alpet Shqiptare, apo duke pushuar në plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar. Përveç kësaj, ju mund të shijoni historinë e Shqipërisë duke vizituar site të ndryshme arkeologjike, manastire dhe xhami.


10 gjërat që nuk duhen humbur në Shqipëri


Tani, pra, le të shohim së bashku se çfarë të shohim në Shqipëri. Cilido qoftë qëllimi juaj, një pushim i qetë apo një më i gjallë, Shqipëria do të plotësojë nevojat tuaja!


Në këtë artikull do t'ju tregojmë të gjitha vendet më të rëndësishme që duhet të vizitoni.

Skanderbeg Square

1. Tiranë

Në udhëtimin tuaj në Shqipëri nuk mund të mos vizitoni Tiranën, kryeqytetin e vendit, që përmban një ekspansion artistik dhe kulturor. Bërthama e qytetit është sheshi Skënderbej, kushtuar atij që luftoi osmanët, i cili më vonë u bë hero kombëtar. Sheshi është pika kryesore e qytetit të Tiranës dhe rreth tij ndodhen ndërtesa të ndryshme institucionale të Shqipërisë.


Pranë sheshit ndodhen edhe disa ndërtesa simbolike, si Kulla e Sahatit, e famshme sepse, duke u ngjitur në majë, mund të vërehet një panoramë e bukur dhe Xhamia e Ethem Beut, e ndërtuar në 1789. Së fundi, Muzeu Historik Kombëtar, i cili ka pamje nga sheshi dhe është strhë për shumë gjetje të rëndësishme historike, të dobishme për të kuptuar historinë e Shqipërisë.

 Old crashed war plane on the fortress, Gjirokaster

2. Gjirokastër 

Tek ky blog nuk mund të mungojë Gjirokastra, një qytezë e mrekullueshme e strehuar në malet e Shqipërisë së Jugut, që ndodhet pak kilometra larg kufirit me Greqinë. Kalaja e Gjirokastrës është atraksioni kryesor i qytetit dhe një nga më të mirëmbajturat në të gjithë Shqipërinë. Kjo kala është e vendosur në qendrën historike dhe daton në shekullin e dymbëdhjetë.


Përveç kalasë, Gjirokastra strehon një numër të madh ndërtesash të rëndësishme për nga ana historike. Prandaj, këshilla jonë është të bëni një shëtitje nëpër rrugicat e qytetit dhe të vizitoni Pazarin e Vjetër (Old Baazar), Xhaminë e lashtë dhe një nga shtëpitë më të vjetra në qytet, Shtëpia e Skëndulit.


Rozafa Castle

3. Shkodër


Shkodra, një qytet piktoresk i vendosur në brigjet e liqenit të Shkodrës, në kufi me Malin e Zi, është një tjetër ndalesë që duhet bërë me patjetër nëse do të udhëtoni në Shqipëri. Ky është gjithashtu një qytet historik dhe konsiderohet si djepi i kulturës Shqiptare, si një nga qytetet më të rëndësishme të gjithë vendit, pikërisht sepse ka qenë kryeqyteti antik i Ilirisë gjatë periudhës klasike dhe ka pasur një rëndësi të madhe strategjike.


Në Shkodër ka shumë atraksione për të parë, duke filluar, për shembull, nga Ura e famshme e Mesit, me origjinë otomane, të cilën mund ta shihni në hyrje të qytetit. Më pas, mund të vizitojmë Kalanë e Rozafës, nga ku mund të shijohet një pamje spektakolare e qytetit të Shkodrës, liqenit dhe lumit Buna.

panoramic view of Berat

4. Berat

Një qytet që duhet të jetë në top 10 gjërat tuaja për të parë në Shqipëri është Berati, një perlë e vërtetë, ku mund të shijoni ende Shqipërinë rurale të dikurshme. Berati ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, rrëzë malit të Tomorrit. Pikërisht për shkak të vendndodhjes së tij, kur të mbërrini përballë qytetit, do të gjeni një pamje të mrekullueshme; por veç pamjes së jashtme, Berati ruan dëshmi të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Kalaja e Beratit, e cila dominon qytetin nga lart, është simboli i qytetit. Mund të arrihet me mjete transporti, por rruga më e mirë është padyshim në këmbë, duke kaluar nëpër rrugicën me kalldrëme që të çon në majë, në të cilën do të ecim përgjatë shtigjeve midis mbetjeve romake të lashta, kishave shkëmbore dhe xhamive, të rrethuara nga vreshta mijëravjeçare.

Në të kaluarën dhe në periudhat më pak të paqta të historisë shqiptare, Berati ka qenë një qytet ku fetë bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Në fakt, në qendër të qytetit do të gjeni xhaminë dhe kishën përkrah njëra-tjetrës, gjithashtu në rrethin e Goricës dhe Mangalemit ka kisha dhe xhami ortodokse përballë njëra-tjetrës.

The Blue Eye, Saranda

5. Saranda

Në jug të vendit duhet të vizitoni me patjetër Sarandën, qytetin bregdetar më të njohur në Shqipëri dhe shumë afër Greqisë. Plazhet e Sarandës mund të krahasohen me plazhet e tjera më të famshme mesdhetare. Plazhet, duke përfshirë Mango Beach, Santa Quaranta, janë të gjitha të pajisura me çadra dhe shezllone dhe ofrojnë çdo lloj shërbimi. Nëse preferoni plazhe të paprekura ende nga dora e njeriut, mund të ndaleni në Ksamil, i kondsideruar si ''Maldivet Shqiptare'', plazhi i Pulëbardhës apo edhe ai i Pasqyrave.


Saranda, megjithatë, nuk është e famshme vetëm për detin, vetëm 20 km larg qytetit, drejt brendësisë, ndodhet burimi i Syrit të Kaltër, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndodhet rrëzë Malit të Gjerë. Në këtë burim të mrekullueshëm mund të admirojmë nuancat e veçanta blu të ujit, me bimësi të harlisur përreth.

Albanian Alps

6. Alpet Shqiptare

Alpet Shqiptare janë një nga vendet që duhen vizituar me patjetër për ata që duan malet! Këto vargje malore madhështore ngrihen në rajonet veriore të vendit. Nëse ju pëlqen trekking, natyra dhe peizazhet, Lugina e Valbonës është padyshim për ju. Ia vlen të vizitohet edhe Parku Kombëtar Bajram Curri, një nga zonat më të bukura të Ballkanit, me 8000 hektarë tokë.


Fshatrat Dragobia, Rrogam dhe Vermosh ndodhen përgjatë shtigjeve të kësaj lugine dhe këtu do të shijoni pamjen e një Shqipërie autentike, mes liqeneve, lumenjve malorë dhe vegjetacionit të jashtëzakonshëm.

Ancient theater ruins, Butrint

7. Butrint

Parku Kombëtar i Butrintit është një vendet që duhet vizituar me patjetër në Shqipëri; Park Arkeologjik, i cili është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pozicioni panoramik ju lejon të admironi panoramën e fushës, në liqen dhe në ishullin e Korfuzit, i cli gjendet përballë qytetit antik të Butrintit.


Ky sit arkeologjik përfshin rrënoja nga periudha të ndryshme, greke dhe bizantine, nga dominimi bullgar në venecian. Muret mbrojtëse, teatri antik romak, mozaikët perandorak dhe ndërtesat e krishtere të epokës bizantine janë pjesë e këtij vendi.


Butrinti, pra, është vendi i duhur për të njohur historinë e Shqipërisë, aty ku përzihet deti, mali dhe arkeologjia!

Ancient Roman amphitheatre in Durres

8. Durrës

Në fund, por jo më pak i rëndësishëm, listës i kemi shtuar edhe Durrësin. Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë dhe i pari që ndoshta do të vizitoni, nëse mbërrini me traget nga Ankona dhe Bari. Nëse në pamje të parë mund të duket si një qytet modern, në realitet Durrësi mbledh një pjesë të vërtetë të historisë.


Amfiteatri i vjetër i Durrësit ka origjinë romake, dhe ka ende një kishëz të hershme të krishterë brenda tij. Gjithashtu mund të vizitoni banjat antike dhe forumin romak, më vonë bizantin.


Në Durrës, megjithatë, ka edhe shumë më tepër për të parë, si qyteti i vjetër, ende i rrethuar me mure bizantine, dhe Xhamia Fatih, ndër më të bukurat në zonën e Ballkanit.


Kësaj i shtojmë plazhet dhe vijën e gjatë bregdetare dhe kuptojmë menjëherë veçantinë dhe bukurinë e këtij qyteti!

Church of Saint Mary in Apollonia

9. Apollonia

Për të apasionuarit e arkeologjisë, ne ofrojmë një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të të gjithë zonës së Ballkanit, pranë Vlorës, Parkun Arkeologjik të Pojanit. Parku njihet kryesisht me emrin Apollonia, vendi më i rëndësishëm i Shqipërisë për grekët dhe romakët e lashtë. Atje do të kuptoni pse ju rekomandojmë ta vizitoni!


Këtu mund të gjeni agoranë, odeonin, amfiteatrin dhe akropolin; gjithashtu mund të vizitoni ekspozitat në muze dhe manastirin e periudhës bizantine të shekullit XII.

Llogara pass in Albania

10. Llogara

Për adhuruesit e natyrës së egër ju sugjerojmë të vizitoni Parkun Kombëtar të Llogarasë, një zonë natyrore të prekur shumë pak nga dora e njeriut, e cila shtrihet nga Vlora në Himarë dhe është portë për në bregdetin jugor shqiptar. Gjithashtu, nëse zgjidhni të bëni rrugën panoramike të Qafës së Llogarasë do të ndeshni pamje që do t'ju lënë pa fjalë.


Gjatë rrugës, ka shumë vende ku mund të ndaloni dhe të admironi pamjen e maleve dhe bregdetit. Midis Himarës dhe Porto Palermos do të keni mundësinë të ndaloni dhe shijoni qetësinë e plazheve të vogla, shkëmbore dhe me ujë të kristaltë.


Prandaj, ju sugjerojmë që Llogaranë ta vizitoni me qetësi, në mënyrë të tillë që të mund të shijoni të gjitha peisazhet që ofron.view of the islands of Ksamil

5 aktivitete në Shqipëri, përvoja që nuk duhen humbur dhe çfarë duhet parë


Rendisim edhe disa aktivitete që nuk duhen humbur, përveç vizitës së qyteteve, sepse përveç detit dhe historisë në Shqipëri ka edhe mal, natyrë dhe ushqim e verë për të zbuluar. Pra, pse të mos bëni një not në ujërat blu të Syrit të Kaltër, të ecni nëpër Alpet madheshtore Shqiptare, apo të zbuloni Lagunën e Divjakës? Për të mos humbur gjithashtu është edhe pjesëmarrja në një orë gatimi shqip me ushqime të shijshme dhe tipike të vendit.


Pra, le t'i hedhim një sy 5 aktiviteteve që mund të bëni në Shqipëri!


1. Një zhytje në ujërat e Syrit të Kaltër në Theth


Në Theth ndodhet burimi i famshëm i Syrit të Kaltër, një nga atraksionet më të vizituara në zonë. Bukuria e tij na josh të zhytemi në këto ujëra me mijëra ngjyra, edhe pse uji ka temperatura mjaft të ulëta. Por, nëse nuk jeni mjaftueshëm të guximshëm për t'u zhytur, mund të bëni sodisni në zonat e gjelbra përreth.


2. Zbulimi i historisë së popullit shqiptar


Pothuajse në të gjitha qytetet shqiptare do të gjeni copëza të historisë dhe shumë muze kombëtarë, prandaj nëse jeni dashamriës të historisë mund të vizitoni disa muze që tregojnë historinë e popullit shqiptar si: Muzeu Fotografik Marubi në Shkodër, Muzeu Etnografik i Gjirokastrës dhe Muzeu i Pavarësisë së Vlorës.


3. Trekking në Alpet Shqiptare


Nëse pasioni juaj janë malet, mos e humbisni trekkingun në Alpet Shqiptare! Lugina e Valbonës është tejet e preferuar për alpinistët dhe te apasionuarit e trekking. NJë itinerar për të mos u humbur është ai që nis nga Thethi për në Valbonë.


4. Ekskursion në Lagunën e Divjakës


Përveç detit, maleve, fshatrave dhe qyteteve, ne ofrojmë një ekskursion në Lagunën e Divjakës, në jug të Durrësit; një park i mrekullueshëm natyror që përmban një ekosistem unik në botë. Një Jeep do t'ju çojë në një ekskursion për të eksploruar këto parajsa, dhe një kajak që do t'ju çojë në zemër të lagunës!


5. Zbuloni traditën gastronomike shqiptare


Për ata që preferojnë gastronominë, ne ofrojmë kurse gatimi tradicionale, ku mund të gatuani pjata tipike shqiptare si lakror, sheqerpare dhe tave kosi. Është një eksperiencë që ia vlen të provohet, sidomos për të provuar pjesën më të mirë, degustimin!

canyons of osumi river in skrapar albania

Itineraret e rekomanduara për të vizituar Shqipërinë


Pasi të zgjidhni atë që dëshironi të vizitoni, mund të niseni për në udhëtimin tuaj!


Pra, le të shohim se cilat itinerare janë më të mirat për ju. Këtu janë tre itinerare për një turne 7, 8 ose 10 ditor në Shqipëri.


7 Ditë në Shqipëri - Çfarë mund të shihni


Shqipëria është një vend mjaft i vogël, kështu që edhe brenda një javë mund të vizitoni atraksionet kryesore në Shqipëri. Prandaj, ju sugjerojmë të shihni faqen tonë të internetit https:///albania.mytour.eu/en/ dhe të zgjidhni një itinerar ku mund të vizitoni vendet kryesore, si Tirana, Shkodra, Durrësi, Apollonia, Vlora, Porto Palermo, Saranda, Butrinti, Gjirokastra dhe Berati.


8 Ditë në Shqipëri - Çfarë mund të shihni


Nëse dëshironi të vizitoni Shqipërinë në autonomi totale, duke vendosur lirshëm itinerarin tuaj, në faqen tonë të internetit https://albania.mytour.eu/en/ do të gjeni një sërë programesh për të vizituar vendet më të famshme të Shqipërisë, përfshirë Krujën, Shkodrën, Kepin e Rodonit, Llogaranë, Himarën, Gjipenë, Porto Palermon dhe Divjakën.


10 ditë në Shqipëri - Çfarë mund të shihni


Nëse në vend të 8-ditëve keni vendosur të qëndroni në vend për 10 ditë, do të keni kohë të vizitoni si Shqipërinë, edhe Malin e Zi e Greqinë. Vizitoni faqen tonë të internetit https://albania.mytour.eu/en/ për të parë se cili program është i duhuri për ju!


Si të vizitoni Shqipërinë?


Përveç itinerareve në faqen tone të internetit, mund të mësoni gjithashtu për dokumentet e nevojshme për të hyrë në vend dhe gjithçka që lidhet me informacionin e aksesit dhe kufizimet.


Gjithashtu, ju sugjerojmë të vizitoni Shqipërinë gjatë sezonit të verës, midis qershorit dhe shtatorit, dhe të mbështeteni tek një operator turistik i specializuar, për të organizuar udhëtimin tuaj, në mënyrë që t'ju përshtatet më mirë!

best tours in albaniamytour eagle al