Kohëzgjatja: 3 ditë | |
Mobile voucher accepted | |
Instant Confirmation |
Nisemi nga Tirana në orën 09:00, drejt Durrësit, një testament i gjallë i 25 shekujve të kaluar.
Eksploroni historinë e pasur të qytetit, duke përfshirë "Amfiteatrin Romak" dhe Tregun Mesjetar, përpara se të niseni për në Berat. Ky vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur për arkitekturën e tij të stilit osman, shpalos historinë e tij në tre lagje: "Kala", "Mangalem" dhe "Gorica". Vizitoni Manastirin Ortodoks, ‘’Fjetja e Shën Mërisë’’ dhe Muzeun e Ikonografisë “Onufri”.
Tur në Berat dhe në Kala
Zbuloni "Qytetin e një mbi një Dritareve" me një vizitë në Kalanë e Beratit, lagjen më të vjetër, e banuar kryesisht nga një popullsi e krishterë ortodokse. Eksploroni Muzeun Etnografik të Beratit, dhe lagjet piktoreske Mangalem dhe Gorica.
Do të lëmë Beratin pas dhe do të nisemi drejt Sarandës, një perlë bregdetare e Rivierës Shqiptare. DO të bëjmë një ndalesë të shkurtër për të shijuar qytetin përpara se të shkojmë në Parkun Arkeologjik të Butrintit.
Aty do të mund të eksplorojmë qytetin e lashtë grek dhe romak të listuar në UNESCO.
Më pas vizitojme plazhin e Ksamilit, i njohut edhe si ‘’Maldivet Shqiptare’’.
Kthehemi në Sarandë dhe akomodohemi në hotelin ku do të kalojmë natën.
Pasi kemi ngrënë mëngjesin në hotel, nisemi për të eksploruar Gjirokastrën dhe Syrin e Kaltër.
Fillimisht do të vizitojmë Syrin e Kaltër, një burim karstik i vendosur në mes të natyrës së eger.
Mbërritja në Gjirokastër, ku historia merr jetë në Pazarin e zhurmshëm Tradicional. Daton nga shekulli i 17-të, kjo lagje ishte zemra e qytetit gjatë epokës osmane, plot jetë dhe aktivitete shoqërore.
Kalaja e Gjirokastrës dhe Vizitë në një Shtëpi Tipike
Eksplorojmë Kalanë e Gjirokastrës në majë të kodrës, e njohur si Kurora e qytetit dhe me pas vizitojmë një shtëpi tipike gjirokastrite, duke përjetuar arkitekturën unike dhe veçoritë funksionale.
Kthehemi për në Tiranë/Durrës.
(*)Për arsye organizative, vizitat mund të ndodhë që të alternohen, gjithmonë duke respektuar programin.
Opsionale:
Mund të organizojmë transportin nga/ dhe për aeroport.
Kushtet e përgjithshme dhe politikat e anullimit:
Informacion i rëndësishëm:
Politikat e anullimit: