Kohëzgjatja: 5 ditë | |
Mobile voucher accepted | |
Instant Confirmation |
Niseni nga Tirana në orën 9:00 të mëngjesit për të udhëtuar drejt Durrësit, një libër historik i gjallë i mbushur me artefakte nga 25 qytetërime të ndryshme. Do të fillojmë me një vizitë me guidë të qytetit të Durrësit, duke përfshirë "Amfiteatrin Romak".
Më pas do të nisemi për në Berat, një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me tre lagje unike dhe arkitekturë të stilit otoman. Do të vizitojmë vendet historike të Beratit, si Muzeu i Ikonografisë “Onufri” dhe Manastiri Ortodoks.
Akomodohemi në hotel.
Mbrëmja e lirë në Berat.
Vizitoni Manastirin e Zvernecit të stilit bizantin i rrethuar nga Laguna e Nartës.
Zbuloni Rivierën Shqiptare, qytetin e Vlorës dhe fshatrat tipike bregdetare.
Eksploroni Parkun Arkeologjik të Butrintit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Më pas nisemi drejt Gjirokastrës.
Akomodohemi në hotel.
Mbrëmja e lirë në Gjirokastër.
Vizitojmë e qytetin e Gjirokastrës, një qytet unik me shtigje me kalldrëm dhe shtëpi të stilit të kalasë.
Pas vizitës së qytetit dhe kalasë, nisemi drejt Tiranës.
Akomodohemi në hotel.
Mbrëmja e lirë në Tiranë.
Pas mëngjesit në hotel, vizitojmë qytetin e Tiranës me atraksionet kryesore.
Vizitoni "Bunk Art", një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë regjimit komunist.
Nisemi drejt Krujës, qytet i njohur si vendi i Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut. Vizitojmë Pazarin e Vjetër dhe Kalanë e Krujës.
Pasi të vizitojmë Krujën, do të nisemi për në Shkodër.
Akomodohemi në hotel.
Mbrëmja e lirë në Shkodër.
Pasi të konsumojmë mëngjesin, do të vizitojmë Shkodrën, kryeqytetin e Veriut, me rëndësi kulturore dhe financiare për rajonin.
Do të vizitojmë Kalanë e Shkodrës apo të ‘’Rozafës’’ dhe qendrën e qytetit..
Kthimi në Tiranë pasdite vonë.
(*)Për arsye organizative, vizitat mund të ndodhë që të alternohen, gjithmonë duke respektuar programin.
Opsionale:
Mund të organizojmë transportin nga/ dhe për aeroport.
Kushtet e përgjithshme dhe politikat e anullimit:
Informacion i rëndësishëm:
Politikat e anullimit: