Kohëzgjatja: 6 ditë | |
Mobile voucher accepted | |
Instant Confirmation |
Filloni udhëtimin tuaj me një vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Një tur nëpër qendrën e saj, do të na ofrojë njohuri mbi historinë dhe zhvillimin e vendit. Mos e humbisni BUNK’ART 1, një muze brenda bunkerit atomik të diktatorit Enver Hoxha, që tregon historinë e ushtrisë komuniste shqiptare.
Do të lëmë Tiranën për të shkuar në Pazarin Tradicional të Krujës, një mozaik i gjallë i zejeve tradicionale dhe mikpritjes së ngrohtë. Vizitoni Kalanë e Krujës, një simbol i rezistencës shqiptare, dhe eksploroni Teqenë Bektashiane dhe Muzeun e Skënderbeut.
Kthehemi në Tiranë mbasdite
Akomodimi në hotel dhe mbrëmja e lirë.
Pas mëngjesit në hotel, nisemi për në veri drejt Kalasë së Rozafës, e zhytur në histori dhe legjenda. Do të vizitojmë qytetin e Shkodrës, i njohur për arkitekturën dhe tolerancën fetare.
Destinacioni i rradhës do të jetë Parku Kombëtar i Thethit, perlë alpine e veriut të Shqipërisë.
Vizitë në fshatin e Thethit.
Akomodimi në Bujtinë vendase.
Pas nje mëngjesi të bollshëm me produkte lokale, vizitojmë atraksionet e Thethit e nisemi për në Durrës, një qytet bregdetar me histori të pasur.
Do të bëjmë një shëtitje nëpër qytet dhe buzë detit, e do të mësojmë shumë për atë që ka përfaqësuar ky qytet ndër shekuj.
Më pas, do të sjkojmë në Berat, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me arkitekturë të stilit otoman.
Do të vizitojmë qytetin dhe më pas do të akomodohemi ne hotel.
Mbrëmje e lirë në Berat.
Nisemi në mëngjes nga Berati drejt rivierës mahnitëse shqiptare, duke vizituar fshatra tipikë të zonës dhe duke shijuar kuzhinën vendase.
Do të eksplorojmë Butrintin, një vend arkeologjik i UNESCO-s me rrënjë të lashta greke dhe romake.
Më pas do të shkojmë në Gjirokastër, një qytet i përshkruar si unik nga shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë në Gjirokastër.
Pasi të vizitojmë qytetin e gurtë të Gjirokastrës, nisemi në lindje për në Përmet, përgjatë lumit Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Evropë. Vizitojmë qytetin e Përmetit, i njohur per vaskat termale publike me veti kuratiove.
Destinacioni i rradhës para se të arrijmë në Pogradec është Korça, qendra kulturore e Jugut të Shqipërisë. E ashtuquajtur ‘’Paris i Vogël’’, Korça do të na ofrojë një panoramë kulturore të veçantë të Shqipërisë jugore.
Arrijmë në Pogradec dhe akomodohemi në hotel.
Mbrëmja e lirë.
Konsumojmë mëngjesin në hotel dhe bëhemi gati të eksplorojme Pogradecin dhe Liqenin e Ohrit, një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë të Evropës.
Më pas, do të kemi kohë të bëjmë një shëtitjë në Parku e Drilonit, e do të kthehmi në Tiranë mbasdite vonë.
(*)Për arsye organizative, vizitat mund të ndodhë që të alternohen, gjithmonë duke respektuar programin.
Opsionale:
Mund të organizojmë transportin nga/ dhe për aeroport.
Kushtet e përgjithshme dhe politikat e anullimit:
Informacion i rëndësishëm:
Politikat e anullimit: