10 atraksione për t'u parë nëse vizitoni Shqipërinë

10 atraksione për t'u parë nëse vizitoni Shqipërinë

22 maj 2023

National History Museum, Tirane

Tiranë

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është djep i kulturës, argëtimit dhe politikës së Shqipërisë.


Do të ndjeni menjëherë ngrohtësinë e mikpritjes së banorëve të këtij qyteti, pasi të izoluar për një kohë të gjatë për shkak të regjimit komunist, i cili përfundoi në vitin 1992, qytetarët janë shumë miqësorë, veçanërisht me turistët.


Pjesa qendrore e qytetit mund të vizitohet brenda një dite, duke filluar nga sheshi Skandebej, kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili arriti t'i mbajë turqit larg territorit për mbi dy dekada. Në qendër të sheshit do të gjejmë një statujë që e përshkruan atë, ndërsa rreth saj gjejmë muzetë dhe ndërtesat më të rëndësishme, si Kulla e Sahatit, nga e cila mund të shijohet pamja e qytetit nga lart.


Pranë sheshit gjejmë edhe Et'hem Bej, një nga xhamitë më të vjetra në qytet dhe gjithashtu edhe Teatrin e Operas dhe Baletit, më i madhi në Shqipëri.


Muzeu më i rëndësishëm dhe më domethënës i qytetit është padyshim Muzeu Historik Kombëtar, ku tregohet historia, kultura, arti dhe traditat e Shqipërisë, që nga ilirët e deri te regjimi komunist.


Gatime tipike të kulturës shqiptare


Nëse vizitoni kryeqytetin, nuk mund të mos shijoni gatimet tipike shqiptare, si Tave Kosi apo Byrek dhe të zbuloni se si historia e vendit ka ndikuar në gatimet e tij.


Ndikimi i parë i madh i kuzhinës vjen nga turqit, pasuar nga kolonizimi italian, i cili solli në Shqipëri disa gatime tipike italiane, si makaronat ose rizoto, dhe gatime të tjera italiane, dhe më pas nga ndikimi grek, veçanërisht në jug të vendit, kryesisht për shkak të afërsisë.


Nëse jeni të interesuar të mësoni receta dhe të provoni dorën tuaj në një klasë gatimi shqiptare, atëherë ky tur është i duhuri për ju!


https://albania.mytour.eu/en/details/the-secrets-of-albanian-cuisine-cooking-lesson-in-tirana

The small marina, Saranda

  • Saranda

Saranda, qyteti bregdetar i vendosur në jug të vendit, në kufi me Greqinë, është një nga destinacionet kryesore turistike të jugut të Shqipërisë dhe i dashur veçanërisht nga të rinjtë.


Qyteti shquhet për plazhet e tij të bukura, mes rërës së bardhë dhe shkëmbinjve gëlqerorë, si dhe për ujin e pastër kristal, ndër to: Ksamili (plazhi më i famshëm në Shqipëri), Gjiri i Midhjeve , Plazhi i Manastirit dhe Plazhi i Pasqyrave.


Shëtitorja është gjithashtu vetëm për këmbësore, dhe është një nga më të bukurat në Shqipëri. Duke ecur përgjatë kësaj rruge, ne mund të admirojmë detin nga njëra anë dhe palmat nga ana tjetër, ndërsa në të ka shumë hotele, bare dhe restorante dhe një marinë të vogël, ku mund të marrësh me qira varka dhe të bësh shëtitje.


Bukuria e Sarandës nuk është vetëm falë plazheve të saj, por edhe qendrës së saj të qytetit dhe atraksioneve të tjera të famshme si burimi karstik i Syrit të Kaltër.


Parku Arkeologjik Finiq


Nga Saranda mund të arrini shpejt në fshatin Finiq, i cili përfaqëson një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe që meriton patjetër të vizitohet.


Në këtë qytet, gjejmë një park të bukur arkeologjik, i vendosur 283 metra mbi nivelin e detit dhe ku mund të admirojmë rrënojat dhe monumentet e qytetit antik dhe një panoramë të jashtëzakonshme me pamje nga fusha e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe zona e Delvinës.


Nëse jeni të interesuar të vizitoni parkun arkeologjik të Finiqit, hidhini një sy turit tonë!


https://albania.mytour.eu/en/details/archaeological-park-of-finiq-half-day-tour

The Mosque, Durres

  • Durrës

Durrësi është qyteti i dytë më i madh dhe porti kryesor i Shqipërisë, i cili krenohet me një histori shumë të lashtë dhe ju lejon të kuptoni evolucionin e vendit.


Qyteti është i famshëm për plazhet e tij ranore, qytetin e vjetër dhe disa vende arkeologjike. Në qytet mund të vizitoni Amfiteatrin Romak, më i madhi në Ballkan, Xhaminë, e vendosur në qendër të qytetit dhe e ndërtuar mbi një xhami të dikurshme osmane, dhe muret e Kalasë Bizantine, e cila rrethonte qytetin në periudhën kur Durrësi u pushtua nga venecianët dhe u pajis me një tarracë panoramike.


Shumë e njohur është edhe rruga kryesore dhe më e ngarkuar e qendrës së qytetit, bulevardi, ku mund të gjeni dyqane veshjesh, akulloresh, restorante dhe bare.


Apollonia dhe Manastiri i Ardenicës


Nga Durrësi mund të arrini në Fier, një qytet në të cilin ndodhen objektet arkeologjike më të famshme të Shqipërisë, si zona arkeologjike e Apollonisë, një park që ende fsheh shumë mistere, pasi gërmimet ende nuk kanë përfunduar, por ku mund të vizitoni pjesën e Agora-së, Manastirin Bizantin të Shën Mërisë dhe Muzeun Arkeologjik.


Në periferi të qytetit ndodhet edhe Manastiri i Ardenicës, i ndërtuar në shekullin XII nga perandori bizantin, Andronikos II Palaiologos. Manastiri ndodhet në majë të një kodre dhe ka një formë karakteristike maje shigjete; brenda do të gjeni Kishën Maria Theodokos (Nëna e Zotit) dhe kapelën e Shën Triadhës (Kapela e Trinisë).


Nëse jeni të interesuar për një vizitë me guidë (udhërrëfyes) në këto vende, hidhini një sy faqes sonë të internetit!


https://albania.mytour.eu/en/city/durres

Berat Castle

  • Berat: Qyteti i verës

Berati, i quajtur edhe "Qyteti i një mijë e një dritareve", është me origjinë otomane dhe është një vend magjepsës plot histori, i përbërë kryesisht nga shtëpi të bardha të vendosura rrëzë kodrave.


Që nga viti 2005, qendra e tij historike është njohur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi ishte një qytet muze gjatë viteve të regjimit komunist.


Në Berat gjejmë tre lagje më të njohura, Mangalem, Goricë, dhe Kala ku ndodhen Muzeu Onufri dhe Muzeu Etnografik.


Në kala ka dyqane e restorante të ndërtuara tek shtëpitë e vjetra, disa vendas që shesin fruta, jeta duket se vazhdon shumë qetësisht dhe thuajse ka ndaluar në të kaluarën.


Berati shquhet mbi të gjitha për vreshtat e tij, të cilat u mbollën për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore; një pjesë e mirë e familjeve që jetojnë në këtë zonë kujdesen pë vreshta e prodhojnë verë. Kantina Çobo, që ndodhet në këtë qytet, është e famshme për Kashmerin, i njohur si E Kuqja e Beratit.

Emri i kësaj vere është frymëzuar nga ngjyra e kuqe e piktorit të ikonave Onufri.


Nëse jeni të interesuar për një tur nëpër vreshtat dhe kantinat e Beratit, hidhini një sy faqes sonë të internetit!


https://albania.mytour.eu/en/details/visit-two-wineries-near-berat---wine-tour

View of the sea, Vlore

  • Vlorë

Vlora, e vendosur në jug të vendit, është porti i dytë më i madh pas Durrësit dhe është qyteti ku lindi Shqipëria e pavarur. Pikërisht këtu, lideri politik Ismail Qemali shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1912 dhe themeloi parlamentin e parë.


Këtu gjejmë Muzeun e Pavarësisë, i cili na tregon detajet e kësaj ngjarjeje historike.


Ndërtesat në Vlorë janë të kohëve të fundit, madje edhe ndërtesat e vjetra i kanë lënë vendin ndërtimeve të reja. Vlora e Vjetër thuajse ka humbur ndër vite, për pasojë gjërat për të parë në qyteti nuk janë të shumta.


Vlen të vizitohet Xhamia Muradije, e vendosur në qendër të qytetit dhe e ndërtuar nga arkitekti osman i famshëm Sinan.


Pika më e lartë e qytetit, e quajtur Kuzum Baba, është një kodër me pamje nga pjesa lindore e qytetit, ku ndodhet edhe një bar restorant me pamje spektakolare.


Vlora është gjithashtu një nga destinacionet më të njohura bregdetare në Shqipëri gjatë verës; plazhi i kristaltë, rëra, gurët, dhe afërsia me kryeqytetin e bëjnë atë shumë të kërkuar nga vendasit dhe turistët po ashtu.


Ishulli i Zvërnecit


Pak kilometra larg Vlorës, mund të admirojmë ishullin e Zvërnecit, një nga vendet më magjepsëse në jug të Shqipërisë, i arritshëm në këmbë përmes një ure, e cila duket pothuajse e mbështetur mbi ujë.


Në ishull mund të admironi lloje të ndryshme zogjsh si: pelikani, rosat e egra dhe ndonjëherë pelikani dalmat, një specie e rrallë për t'u takuar.


Protagonist i këtij vendi është Manastiri i Zvërnecit, i stilit bizantin, i vendosur në qendër të ishullit dhe i rrethuar nga bimësi e pasur.


Nëse jeni të interesuar të vizitoni ishullin, hidhini një sy turit tonë!


https://albania.mytour.eu/en/details/day-tour-from-vlore-to-zvernec-monastery

Shkoder

  • Shkodër and Tropojë

Shkodra dhe Tropoja janë dy qytete në veri të Shqipërisë me karakteristika të ndryshme nga jugu i Shqipërisë, por që meritojnë të vizitohenme patjetër.

Shkodra është një nga qytetet më të rëndësishme të vendit, e konsideruar si djepi i kulturës vendase. Ajo është e vendosur mes maleve dhe liqenit dhe në një pozicion strategjik, sepse është afër kufirit me Malin e Zi. Shkodra është e famshme për muzetë e saj, kalaja nga e cila dominon lugina dhe liqeni jo shumë larg.


Nga ana tjetër, Tropoja është një zonë kryesisht malore, e cila është pjesë e Alpeve Shqiptare dhe e pushtuar në pjesën më të madhe nga malet. Gjatë dimrit ka reshje të shpeshta bore dhe ka disa maja në të cilat bora nuk shkrihet kurrë, gjë që do ta bënte vend të përshtatshëm edhe për ski, pavarësisht se nuk ka struktura të përshtatshme për të zhvilluar këtë sport.


Liqeni i Komanit dhe Parku Kombëtar i Valbonës


Liqeni i Komanit ndodhet 60 km larg qytetit të Shkodrës dhe arrin 45 km gjatësi. Është i pasur me peizazhe të mrekullueshme me lumenj dhe ujëvara.


Parku Kombëtar i Valbonës është përfaqësuesi i Alpeve Shqiptare, ose Bjeshkëve të Namuna. Valbona është emri i lumit që rrjedh në luginë dhe i fshatit, i cili ndodhet në rrethin e Tropojës. Në park ka shtigje të mrekullueshme, që lidhin të gjithë zonën dhe u ofrojnë alpinistëve mundësinë për të eksploruar Luginën e Valbonës dhe Malin e Zi.


Nëse jeni të interesuar të vizitoni këto dy qytete, hidhini një sy linkut në vijim dhe faqes sonë të internetit!


https://albania.mytour.eu/it/city/tropoje

The Bazaar, Korça

  • Korça dhe Karnavalet

Korça, e konsideruar djepi i dijes e kulturës Shqiptare, ndodhet në pjesën jug-lindore të vendit, dhe është e rrethuar dhe e mbrojtur nga male.


Pamja aktuale e qytetit është rrjedhojë e modernizimit të epokës osmane, në të cilën ai u bë i lulëzuar dhe i njohur për prodhimin e qilimave dhe për një pazar, i rëndësishëm për tregtinë në Azi.


Qyteti i vjetër, i mbyllur midis Kishës së Shen Gjergjit dhe Bulevardit Republika, është i vogël dhe i bukur, me shtëpi të ulëta dhe vila, të shtruara me guralecë apo kalldrëme siç i quajnë vendasit.


Në Korçë, para Pashkëve Ortodokse, organizohet karnavali më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, i cili meriton të shihet nëse ndodheni në qytet gjatë kësaj periudhe.


Nëse jeni të interesuar të vizitoni qytetin, hidhini një sy faqes sonë të internetit!


https://albania.mytour.eu/it/city/korca

Museums of Arms, Gjirokaster

  • Gjirokastër 

Gjirokastra, e njohur si “Qyteti i Gurtë”, është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut, i listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.


Qyteti i Gjirokastrës u themelua si kala në shekullin e katërt dhe brenda mund të gjeni Muzeun e Armëve, ku ekspozohen armë nga periudha të ndryshme deri në Luftën e Dytë Botërore. Po në kala, do të keni mundësi të shihni edhe Xhaminë e Pazarit.


Karakteristikë e Gjirokastrës është përdorimi i gurit për ndërtimin e shtëpive, që ngjajnë me kala të vogla, me rrugë të kalldrëmuara që të çojnë të gjitha në Pazar.


Butrinti


I ndodhur pranë Gjirokastrës, gjejmë Butrintin dhe parkun e tij kombëtar, i cili është shtëpia e disa llojeve të kafshëve të rrezikuara dhe një histori e pasur kulturore. Butrinti është shtëpia e 17% të specieve shtazore shqiptare; Në park gjejmë amfibë, zvarranikë, zogj dhe gjitarë dhe është i vetmi vend shqiptar që strehon bretkosën epirhotike, breshkën dhe hardhucën ballkanike.


Nëse jeni të interesuar të vizitoni Butrintin, hidhini një sy faqes sonë të internetit!


https://albania.mytour.eu/it/details/visita-di-butrinto---da-gjirokaster

View of the Mosque, Peshkopi

  • Peshkopi 

Peshkopia ndodhet në verilindje të Shqipërisë; në lindje të Drinit të Zi dhe lugina e Drinit është pjesa më e ulët e rrethit. Është gjithashtu një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri dhe emri i saj vjen nga fjala peshkop dhe nga Episkopè në greqisht. Njihet kryesisht për turizmin malor, pasi është i zënë kryesisht nga kodra dhe një sasi e madhe pyjesh.


Mali i Gramës


Në malin e Gramës gjejmë fshatin e jashtëzakonshëm Gramë dhe liqenin e mrekullueshëm të Gramës me larminë dhe shumëllojshmërinë e florës dhe faunës. Në këtë peizazh natyror ndodhen edhe stallat e Kaloshes dhe Sohodollit, ku rriten bagëtitë e imta, kuajt apo mushkat.


Nëse jeni të interesuar të vizitoni zonën, hidhini një sy faqes sonë të internetit!


https://albania.mytour.eu/it/details/climbing-nel-monte-di-grama


best tours in albaniamytour eagle al