Elbasani është qyteti i tretë më i madh në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë qendra e rrethit me të njëjtin emër. Qyteti ndodhet në Shqipërinë e Mesme në fushën e Elbasanit, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtës, në perëndim nga përroi Zaranika, në jug, kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi Zaranika dhe nga lindja përroi Manazderie. Elbasani ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit.
Deri në vitin 2000, Qarku i Elbasanit ndahej në katër rrethe: Gramsh, Elbasan, Librazhd dhe Peqin. Reforma e qeverisjes vendore të vitit 2015 e ndau qarkun në 7 bashkitë e mëposhtme: Belsh, Gramsh, Librazhd, Peqin, Cërrik, Elbasan dhe Prrenjas.
Nëse planifikoni të vizitoni Elbasanin, ka disa atraksione kryesore që duhet të vizitoni. Kalaja e Elbasanit është me siguri monumenti më i vizituar në qytet por ka edhe të tjerë. Mund të përmendim Xhaminë e Nazireshës, Liqenet e Belshit të mbushura me ujë, Kanionin e Holtës, Ujëvarën e Sotirës, Manastirin e Shën Gjonit të Vladimir, Kalanë e Peqinit dhe Kullën e Sahatit, Liqenet e Funarit dhe Gjinarit.