Jugu i Shqipërisë në 3-ditë – Berat, Gjirokastër, Sarandë & Riviera

Nisni një udhëtim të paharrueshëm 3-ditor përmes peizazheve mahnitëse dhe trashëgimisë së pasur të Shqipërisë së Jugut. Eksploroni thelbin e tre vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke filluar me rrënojat magjepsëse të Butrintit, të ndjekura nga "Qyteti i Gurit" i përjetshëm i Gjirokastrës dhe hijeshia e lashtë e Beratit.

Do të përshkojmë rrugën piktoreske nëpër Llogara, dhe do të admirojmë plazhet e pacenuara të Dhërmiut, Himarës, Porto Palermos dhe Ksamilit. Ky tur është një përzierje harmonike e historisë, kulturës, arkitekturës, jetës lokale, gastronomisë dhe bukurisë magjepsëse të natyrës.

tour duration
3 days
phone iconMobile voucher accepted
confirm iconInstant Confirmation

HIGHLIGHTS

  1. Kalaja e Gjirokastrës
  2. Pazari i Gjirokastrës
  3. Syri i Kaltër
  4. Riviera
  5. Parku Kombëtar i Llogarasë
  6. Dhërmi 
  7. Himarë
  8. Saranda 
  9. Ksamil 
  10. Berat
  11. Gorica
  12. Mangalem 

Dita 1: Tiranë/Durrës në Berat

Nisemi nga Tirana në orën 09:00, drejt Durrësit, një testament i gjallë i 25 shekujve të kaluar.

Eksploroni historinë e pasur të qytetit, duke përfshirë "Amfiteatrin Romak" dhe Tregun Mesjetar, përpara se të niseni për në Berat. Ky vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur për arkitekturën e tij të stilit osman, shpalos historinë e tij në tre lagje: "Kala", "Mangalem" dhe "Gorica". Vizitoni Manastirin Ortodoks, ‘’Fjetja e Shën Mërisë’’ dhe Muzeun e Ikonografisë “Onufri”.

Tur në Berat dhe në Kala

Zbuloni "Qytetin e një mbi një Dritareve" me një vizitë në Kalanë e Beratit, lagjen më të vjetër, e banuar kryesisht nga një popullsi e krishterë ortodokse. Eksploroni Muzeun Etnografik të Beratit, dhe lagjet piktoreske Mangalem dhe Gorica.

Dita 2: Sarandë dhe Butrint

Do të lëmë Beratin pas dhe do të nisemi drejt Sarandës, një perlë bregdetare e Rivierës Shqiptare. DO të bëjmë një ndalesë të shkurtër për të shijuar qytetin përpara se të shkojmë në Parkun Arkeologjik të Butrintit. 

Aty do të mund të eksplorojmë qytetin e lashtë grek dhe romak të listuar në UNESCO.

Më pas vizitojme plazhin e Ksamilit, i njohut edhe si ‘’Maldivet Shqiptare’’. 

Kthehemi në Sarandë dhe akomodohemi në hotelin ku do të kalojmë natën.

Dita 3: Syri I Kaltër dhe Gjirokastra

Pasi kemi ngrënë mëngjesin në hotel, nisemi për të eksploruar Gjirokastrën dhe Syrin e Kaltër.

Fillimisht do të vizitojmë Syrin e Kaltër, një burim karstik i vendosur në mes të natyrës së eger. 

Mbërritja në Gjirokastër, ku historia merr jetë në Pazarin e zhurmshëm Tradicional. Daton nga shekulli i 17-të, kjo lagje ishte zemra e qytetit gjatë epokës osmane, plot jetë dhe aktivitete shoqërore. 

Kalaja e Gjirokastrës dhe Vizitë në një Shtëpi Tipike

Eksplorojmë Kalanë e Gjirokastrës në majë të kodrës, e njohur si Kurora e qytetit dhe me pas vizitojmë një shtëpi tipike gjirokastrite, duke përjetuar arkitekturën unike dhe veçoritë funksionale. 

Kthehemi për në Tiranë/Durrës.

Informacion shtesë

(*)Për arsye organizative, vizitat mund të ndodhë që të alternohen, gjithmonë duke respektuar programin.

Opsionale:

Mund të organizojmë transportin nga/ dhe për aeroport.

Kushtet e përgjithshme dhe politikat e anullimit:

Informacion i rëndësishëm:

  • Turi është i garantuar me një minimum prej dy personash.
  • Disa udhëtime mund të jenë një kombinim i tureve të “myTour in Albania”. Disa pjestarë mund të bashkohen ose lënë turin në moment të caktuara
  • Mbarëvajtja e turit është përgjegjësia jonë, por mund të ketë edhe devijime programi prej kushteve atmosferike të cilat nuk janë nën kontrollin tonë.
  • “myTour in Albania” ruan të drejtën të ndryshojë itinerarin nëse ka të papritura që ndikojnë në mbarëvajtjen e udhëtimit. 
  • “myTour in Albania” nuk është përgjegjëse për aksidente, vonesa, dëmtime apo humbje bagazhesh të shkaktuara nga palë të treta apo nga raste si përmbytje, stuhi, tërmete, epidemi, protesta, evente politike apo sulme terroriste.

Politikat e anullimit:

  • Anullimi nga 14 në 7 ditë përpara nisjes: 30% penalitet.
  • Anullimi nga 7 në 4 ditë përpara nisjes: 50% penalitet.
  • Anullimi 3 ditë përpara nisjes: 100% penalitet.
  • Nuk do të ketë rimbursim për rastet kur klienti nuk paraqitet në nisje të turit ose kërkon të ndërpresë udhëtimin.

Itinerary

Gjirokastër
Syri i Kaltër
Vlorë
Sarandë
Ksamil
Himarë
Berat
included
Përfshirë në çmim
  • Transport me automjet komod
  • 2 Netë në hotel
  • Mëngjesi në hotel
  • Guide
  • Biletat e hyrjes
excluded
Përjashtuar nga çmimi
  • Drekë
  • Pije
  • Bakshishe
  • Asgjë që nuk përmendet tek ‘’E përfshirë në çmim’’
BOOK THIS EXPERIENCE
from€ 715
best tours in albaniamytour eagle al