Pesë ditë në Shqipëri

Përjetoni më të mirën e Shqipërisë në vetëm 5 ditë. Eksploroni monumentet historike, atraksionet ikonike dhe shijoni shijet unike lokale. Nga peizazhet e ndryshme te mikpritja e ngrohtë, çdo rajon krenohet me hijeshinë e tij të veçantë. Bashkohuni me ne për një udhëtim që shkon përtej vizitave turistike, duke ju bërë të përjetoni një ekperiencë unike në Shqipëri.

tour duration
5 days
phone iconMobile voucher accepted
confirm iconInstant Confirmation

HIGHLIGHTS

  1. Parku Arkeologjik i Butrintit
  2. Saranda
  3. Gjirokastra 
  4. Kalaja e Gjirokastrës
  5. Berat
  6. Kalaja e Beratit 
  7. Bunkart 
  8. Kalaja e Krujës
  9. Kruja
  10. Kalaja e Shkodrës
  11. Shkodra 

Dita 1: Tiranë – Durrës – Berat

Niseni nga Tirana në orën 9:00 të mëngjesit për të udhëtuar drejt Durrësit, një libër historik i gjallë i mbushur me artefakte nga 25 qytetërime të ndryshme. Do të fillojmë me një vizitë me guidë të qytetit të Durrësit, duke përfshirë "Amfiteatrin Romak".

Më pas do të nisemi për në Berat, një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me tre lagje unike dhe arkitekturë të stilit otoman. Do të vizitojmë vendet historike të Beratit, si Muzeu i Ikonografisë “Onufri” dhe Manastiri Ortodoks.

Akomodohemi në hotel. 

Mbrëmja e lirë në Berat. 

Dita 2: Riviera Shqiptare - Sarandë - Butrint - Gjirokastër

Vizitoni Manastirin e Zvernecit të stilit bizantin i rrethuar nga Laguna e Nartës.

Zbuloni Rivierën Shqiptare, qytetin e Vlorës dhe fshatrat tipike bregdetare.

Eksploroni Parkun Arkeologjik të Butrintit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Më pas nisemi drejt Gjirokastrës.

Akomodohemi në hotel. 

Mbrëmja e lirë në Gjirokastër. 

Dita 3: Gjirokastër – Tiranë

Vizitojmë e qytetin e Gjirokastrës, një qytet unik me shtigje me kalldrëm dhe shtëpi të stilit të kalasë.

Pas vizitës së qytetit dhe kalasë, nisemi drejt Tiranës.

Akomodohemi në hotel. 

Mbrëmja e lirë në Tiranë. 

Dita 4: Tiranë – Bunkart – Krujë – Shkodër

Pas mëngjesit në hotel, vizitojmë qytetin e Tiranës me atraksionet kryesore. 

Vizitoni "Bunk Art", një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë regjimit komunist.

Nisemi drejt Krujës, qytet i njohur si vendi i Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut. Vizitojmë Pazarin e Vjetër dhe Kalanë e Krujës.

Pasi të vizitojmë Krujën, do të nisemi për në Shkodër.

Akomodohemi në hotel. 

Mbrëmja e lirë në Shkodër. 

Dita 5: Shkodër – Shirokë – Tiranë

Pasi të konsumojmë mëngjesin, do të vizitojmë Shkodrën, kryeqytetin e Veriut, me rëndësi kulturore dhe financiare për rajonin.

Do të vizitojmë Kalanë e Shkodrës apo të ‘’Rozafës’’ dhe qendrën e qytetit..

Kthimi në Tiranë pasdite vonë.

Informacion shtesë

(*)Për arsye organizative, vizitat mund të ndodhë që të alternohen, gjithmonë duke respektuar programin.

Opsionale:

Mund të organizojmë transportin nga/ dhe për aeroport.

Kushtet e përgjithshme dhe politikat e anullimit:

Informacion i rëndësishëm:

  • Turi është i garantuar me një minimum prej dy personash.
  • Disa udhëtime mund të jenë një kombinim i tureve të “myTour in Albania”. Disa pjestarë mund të bashkohen ose lënë turin në moment të caktuara
  • Mbarëvajtja e turit është përgjegjësia jonë, por mund të ketë edhe devijime programi prej kushteve atmosferike të cilat nuk janë nën kontrollin tonë.
  • “myTour in Albania” ruan të drejtën të ndryshojë itinerarin nëse ka të papritura që ndikojnë në mbarëvajtjen e udhëtimit. 
  • “myTour in Albania” nuk është përgjegjëse për aksidente, vonesa, dëmtime apo humbje bagazhesh të shkaktuara nga palë të treta apo nga raste si përmbytje, stuhi, tërmete, epidemi, protesta, evente politike apo sulme terroriste.

Politikat e anullimit:

  • Anullimi nga 14 në 7 ditë përpara nisjes: 30% penalitet.
  • Anullimi nga 7 në 4 ditë përpara nisjes: 50% penalitet.
  • Anullimi 3 ditë përpara nisjes: 100% penalitet.
  • Nuk do të ketë rimbursim për rastet kur klienti nuk paraqitet në nisje të turit ose kërkon të ndërpresë udhëtimin.

Itinerary

Parku Arkeologjik i Butrintit
Saranda
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Beratit
Berat
Bunkart
Kalaja e Krujës
Kruja
Kalaja e Shkodrës
Shkodra
included
Përfshirë në çmim
  • Guida
  • Transporti me automjet komod
  • Hotel me mëngjes të përfshirë
  • Biletat e hyrjes
excluded
Përjashtuar nga çmimi
  • Dreka
  • Pijet
  • Bakshishe
  • Asgjë që nuk përmendet tek ‘’E perfshirë në çmim’’
BOOK THIS EXPERIENCE
from€ 835
best tours in albaniamytour eagle al