Perlat e fshehura të Rivierës Shqiptare

Nisni një udhëtim të paharrueshëm nëpër xhevahiret e fshehura të Rivierës Shqiptare me turin tonë ekskluziv. Eksploroni plazhe të paprekura si Plazhi i Gjipesë dhe Gjiri i Akuariumit, të fshehura larg hartave kryesore. Zhytuni në një zonë të pasur jo vetëm me mrekulli natyrore, por edhe me trashëgimi kulturore dhe historike. Zbuloni sekretet e kësaj strehe bregdetare, duke krijuar kujtime që do të mbeten shumë kohë pasi të përfundojë aventura juaj.

tour duration
2 days
phone iconMobile voucher accepted
confirm iconInstant Confirmation

HIGHLIGHTS

  1. Riviera Shqiptare
  2. Tur me varkë 
  3. Manastiri i Shën Mërisë, Zvërnec
  4. Parku Kombëtar i Llogarasë
  5. Porto Palermo
  6. Plazhi i Gjipesë
  7. Gjiri i Akuariumit
  8. Shpella e Piratëve
  9. Shpella e Pellumbave (Pigeon's Cave)

Dita 1: Tiranë - Zvërnec - Parku Kombëtar Llogara-Himare

"Turi ynë i Rivierës Shqiptare" fillon herët në mëngjes nga Tirana. Destinacioni ynë i parë është Zvërneci (Vlorë), ku eksplorojmë një ishull të lidhur me lagunën e kripur të Nartës nëpërmjet një ure druri. Shikoni historinë e pasur të Manastirit të Shën Marisë, një vendstrehim monastik dhe një kishë mesjetare bizantine.

Pasi kalojmë në Vlorë, do të futemi në Parkun Kombëtar të Llogarasë. 

Pas dreke do të udhëtojmë drejt kalasë së famshme të Porto Palermos, të cilën Huffington Post e cilësoi si 15 destinacionet më të pazbuluara evropiane të vitit 2014. 

Natën do ta kalojmë në fshatin e Qeparosë.

Dita 2: Udhëtim me varkë në plazhet e Rivierës

Pas një mëngjesi të bollshëm me produkte lokale, bëhuni gati për një aventurë lundrimi përgjatë Rivierës Shqiptare.

Do të ndalemi në disa nga plazhet më të këndshme gjatë lundrimit prej dy orësh, si Gjiri i Akuariumit, Plazhi i Gjipesë, Shpella e Pëllumbave dhe një tur në Shpellën e Piratëve. Pjesën tjetër të ditës do të keni kohë të lirë për të ndenjur në plazh.

Në fund të ditës, kthehemi në Tiranë, duke mbyllur një ditë plot eksperienca të paharrueshme.

Informacion shtesë

(*)Për arsye organizative, vizitat mund të ndodhë që të alternohen, gjithmonë duke respektuar programin.

Opsionale:

Mund të organizojmë transportin nga/ dhe për aeroport.

Kushtet e përgjithshme dhe politikat e anullimit:

Informacion i rëndësishëm:

  • Turi është i garantuar me një minimum prej dy personash.
  • Disa udhëtime mund të jenë një kombinim i tureve të “myTour in Albania”. Disa pjestarë mund të bashkohen ose lënë turin në moment të caktuara
  • Mbarëvajtja e turit është përgjegjësia jonë, por mund të ketë edhe devijime programi prej kushteve atmosferike të cilat nuk janë nën kontrollin tonë.
  • “myTour in Albania” ruan të drejtën të ndryshojë itinerarin nëse ka të papritura që ndikojnë në mbarëvajtjen e udhëtimit. 
  • “myTour in Albania” nuk është përgjegjëse për aksidente, vonesa, dëmtime apo humbje bagazhesh të shkaktuara nga palë të treta apo nga raste si përmbytje, stuhi, tërmete, epidemi, protesta, evente politike apo sulme terroriste.

Politikat e anullimit:

  • Anullimi nga 14 në 7 ditë përpara nisjes: 30% penalitet.
  • Anullimi nga 7 në 4 ditë përpara nisjes: 50% penalitet.
  • Anullimi 3 ditë përpara nisjes: 100% penalitet.
  • Nuk do të ketë rimbursim për rastet kur klienti nuk paraqitet në nisje të turit ose kërkon të ndërpresë udhëtimin.

Itinerary

Manastiri i Shën Mërisë, Zvërnec
Parku Kombëtar i Llogara
Kalaja e Porto Palermos
Plazhi i Gjipesë
Gjiri i Akuariumit
Shpella e Piratëve
Shpella e Pëllumbave
included
Përfshirë në çmim
  • Transport me automjet komod
  • Tur me varkë
  • Guide
  • Darka e natës së parë
excluded
Përjashtuar nga çmimi
  • Dreka
  • Pijet
  • Bakshishe
  • Asgjë që nuk është përmendur tek ‘’E përfshirë në çmim’’
BOOK THIS EXPERIENCE
from€ 328
best tours in albaniamytour eagle al