Dita 1: Tiranë – Durrës – Berat
Nisemi nga Tirana në orën 09:00 për në Durrës, një “Libër i Hapur i Historisë” që pasqyron 25 shekuj qytetërim. Eksploroni Amfiteatrin Romak, Tregun Mesjetar dhe më shumë gjatë turit nëpër qytet.
Më pas do të nisemi për në Berat, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i njohur për arkitekturën e stilit osman.
Do të vizitojmë dy lagjet tipike të qytetit "Mangalem" dhe "Goricë". Nuk mund të lëmë pa vizituar edhe Kalanë, Manastirin Ortodoks dhe kishën ‘’Fjetja e Shën Mërisë’’ bashkë me Muzeun e Ikonografisë “Onufri”.
Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë në Berat.
Dita 2: Berat - Sarandë - Gjirokastër
Nisemi në mëngjes nga Berati për në jug të Shqipërisë, Sarandë.
Së pari vizitojmë Parkun Arkeologjik të Butrintit, pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s, duke eksploruar qytetin e lashtë grek dhe romak.
Më pas do të shkojmë në plazhin e njohur si ‘’Maldivet e Shqipërisë’’, Ksamilin.
Konsumojmë drekën në Sarandë dhe vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të gurtë, Gjirokastrës.
Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë në Gjirokastër.
Dita 3: Gjirokastër – Ohër
Pas mëngjesit në hotel, do të eksplorojmë qytetin e Gjirokastrës, me shtigjet e tij unike me kalldrëm dhe shtëpitë e gurta. Pas dreke do të nisemi për në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.
Akomodimi në hotel dhe mbrëmje e lirë në Ohër.
Dita 4: Ohër – Shkup
Konsumojmë mëngjesin dhe bëhemi gati të vizitojmë qytetin e Ohritt, duke shfaqur një përzierje të historisë, kulturës dhe fesë. Do të eksplorojmë "Jerusalemin e Ballkanit", me Kalanë e Samuilit, Kishën e Shën Sofjes dhe Teatrin e Vjetër Grek.
Destinacioni i rradhës do të jetë Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Mbërrijmë në Shkup, akomodim në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Dita 5: Shkup – Kanioni i Matkës – Prishtinë
Pas mëngjesit nisim të zbulonjmë krenarinë e kulturës dhe trashëgimisë së Maqedonisë së Veriut përmes një turi në qytetin e Shkupit.
Më pas nisemi për në Parkun e Madh të Liqenit të Matkës, i njohur për kanionet dhe manastiret mesjetare.
Kohë e lirë në Kanionet e Liqenit, për tu nisur më pas drejt Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, .
Mbërritja në Prishtinë, akomodim në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Dita 6: Prishtinë – Manastiri i Graçanicës – Prizren
Eksploroni përzierjen unike të Prishtinës të arkitekturës jugosllave, osmane dhe moderne. Vizitoni Manastirin e Graçanicës, një vend i trashëgimisë ortodokse.
Më pas nisemi për në Prizren, Kryeqyteti Kulturor i Kosovës, i njohur për rëndësinë e tij historike. Vizitoni Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, Kalanë e Prizrenit dhe Muzeun Etnografik.
Fjetja në Prizren.
Dita 7: Prizren – Krujë – Tiranë
Konsumojmë mëngjesin dhe nisemi drejt Shqipërisë.
Përfundoni udhëtimin tuaj me një vizitë në qytetin mesjetar të Krujës, qytet qy luajti rol të rëndësishëm në rezistencën kundër Perandorisë Osmane. Eksploroni pazarin tradicional dhe Muzeun Historik të Skenderbeut.
Kthehemi në Tiranë, duke shënuar fundin e turit tuaj në Ballkan.