Rajoni i Tiranës ngrihet në një luginë të rrethuar nga mali Dajt në lindje, kodrat e Kerrabes dhe Sauku në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishti në perëndim dhe Kamza në veri. Qarku i Tiranës përbëhet nga 5 bashki: Kamez, Kavaje, Rrogozhine, Vore dhe natyrisht kryeqyteti Tirana.
Nëse po vizitoni qytetin e Tiranës nuk duhet të humbisni Sheshin Skënderbej, Pallatin e Kulturës, Operën Kombëtare, Bankën Kombëtare, Xhaminë Ethem Beu dhe Kullën e Sahatit, Piramidën e Tiranës, Kalanë e Tiranës, rrugën Toptani, Pazari i Ri, lagjja Ish-Blloku dhe Liqeni Artificial. Përveç atraksioneve të qytetit kryesor, ky rajon ka shumë më shumë për të ofruar. Në rajon ndodhen edhe dy kështjella të tjera për t’u vizituar, Kalaja e Prezës dhe Kalaja e Petrelës. Si një vend i qetë fetar, këtu do të gjeni xhami dhe kisha gjithashtu. Disa pika fetare për t’u vizituar janë Katedralja Katolike e Shën Palit, Katedralja Ortodokse e Ringjalljes së Krishtit. Mos të harrojmë për kuzhinën e pasur dhe autentike të këtij rajoni.